INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendim që nuk pritej, banori i njohur tërhiqet nga gara e Big Brother VIP

Vendim që nuk pritej, banori i njohur tërhiqet nga gara e Big Brother VIP

Publikuar më: 21:58 10-01-2026

Mbrëmja e sotme e “Big Brother VIP Albania 5” ka nisur me një të papritur të madhe që ka tronditur shtëpinë dhe publikun. Ende pa nisur mirë dinamikat e mbrëmjes, moderatori Ledion Liço ka dhënë lajmin se Stine ka kërkuar të largohet vullnetarisht nga gara.

I ftuar në dhomën e rrëfimit për të shpjeguar arsyet e këtij vendimi të papritur, këngëtari u shpreh i prerë se motivimi i tij ka shteruar.

“Nuk kam më arsye të qëndroj këtu. Arsyeja pse kam hyrë ka qenë të luaja. Tani nuk kam më dëshirë. Jam në vendin e gabuar,” deklaroi Stine, duke vulosur kështu daljen e tij nga shtëpia.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006