INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AZET flirton publikisht me Dua Lipën, por ajo ia lë ''SEEN''!

AZET flirton publikisht me Dua Lipën, por ajo ia lë ''SEEN''!

Publikuar më: 12:29 22-08-2022

Reperi shqiptar, Azet, ka ngacmuar publikisht këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ai ishte ndër artistët e shumtë që performuan në “Sunny Hill Festival”. Pas performancës në “Sunny Hill”, reperi bëri “zhurmë” me një dedikim për yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Ai postoi një foto me Duan duke shkruar se ishte i zënë dhe si “konfirmim” vendosi një zemër dhe një dry. Mirëpo, së fundmi, ai ka marrë sërish vëmendje me një postim që ka bërë. Reperi ka publikuar disa imazhe krahas së cilave ka shkruar “Jam sërish single”, duke etiketuar dhe Dua Lipën.

 

 

Këngëtarja nuk ka reaguar dhe me siguri është e zënë duke festuar ditëlindjen e saj.

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375