I ftuari i rradhës i Arbana Osmanit në emisionin e saj ‘Mirëmbrëma Yje’, ishte Ben Blushi. Gjatë intervistës, Blushi foli për promovimin e librit të tij më të ri, libër që ngjalli shumë diskutime në rrjetet sociale. Mirëpo, biseda me Arbanën mori një kthesë të papritur, teksa ata kujtuan eksperiencat e përbashkëta në Top Channel.
Në një moment Arbana i drejtohet Blushit me një pyetje të drejtpërdrejtë, se cilin do të preferonte si drejtues të një formati reality, atë apo Ledion Liçon?
Blushi nuk hezitoi të përgjigjej, duke e pranuar publikisht që preferenca e tij ka qenë Arbana Osmani, duke deklaruar:
”Nëse unë nuk do të vija në Top Channel, nuk do të kishte Big Brother Vip dhe as ti nuk do ta prezantoje. Ti pate fat që unë erdha aty.
Ti je më e mira për atë punë dhe gjynah që ti nuk e bën Bigun, më vjen shumë keq. Ata kërkuan që ta bënte Ledioni këtë punë, unë nuk e pranova dhe vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”.








14 Nov 2025 





