INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asgjesohen 55 mijë bimë kanabis, Policia nuk kap asnjë autor

Asgjesohen 55 mijë bimë kanabis, Policia nuk kap asnjë autor

Publikuar më: 09:29 16-09-2016

Mijëra rrënjë kanabis sativa po asgjesohen në mbarë vendin çdo ditë. Vetëm në 24 orët e fundit janë asgjesuar plot 55 mijë bimë narkotike në aksionet e policisë së Shtetit, të cilat po mbështetet edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Operacionet e policisë janë ndërmarra në disa qarqe si në Vlorë, Memaliaj, Dibër dhe Këlcyrë.
Siaps të dhënave të uniformave blu, pjesa më e madhe e bimëve narkotike janë asgjësuar në Buz dhe Luftinjë të Memaliajt, ku janë identifikuar dhe më pas shkatërruar përmes djegies 45 parcela me në total 38 mijë bimë narkotike.
Ndërsa në Vlorë policia thotë se ka asgjësuar rreth 12 mijë bimë në disa operacione të kryera në zonat e thella të rrethit. Aksionet janë ndërmarrë në fshatrat Kuç, Sevaster dhe Kardhikaq, ku bima narkotike ishte kultivuar në toka pa pronar.
Në Dibër, në vendin e quajtur Balgja të njësisë Selishtë janë identifikuar në një zonë të pyllëzuar rreth 4800 bimë, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies nga efektivët e Komisaritatit të Dibrës.
Operacione antikanabis janë zhvilluar edhe në Sukë, Ballaban dhe Dishnicë në Këlcyrë, ku janë gjetur 5 parcela me rreth 500 bimë, që u asgjësuan me anë të djegies.
E pavarësisht se janë asgjesuar mijëra bimë narkotuike nëpërmjet djegjes, Policia e Shettit mnuk ka mundur të kapë asnjë prej kultivuesve. Ndërkohë mësohet se bimët narkotike ishin mbjellë në tokë pa pronar, çka e ka bërë më të vështirë punën e policisë për kapjen e autorëve. Policia thotë se po punohet për identifikimin e autorëve të kultivimit.

Article Logic
Execution time: 0.0051760673522949