INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në maternitetin e Tiranës, vdes nëna dhe foshnja gjatë lindjes

Publikuar më: 10:11 16-09-2016

Vdes nëna dhe foshnja gjatë lindjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Maternitetin e kryeqytetit. Sipas të dhënave të para thuhet se në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë një nënë 35-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën. Mësohet se viktima është shtetësja Aida Kurt Toska, 35 vjeçe nga Paskuqani. Sipas të dhënave, gruaja kishte shkuar mbrëmjen e djeshme me dhimbje në spital, por sipas familjarëve ajo është sorollatur dhe nuk i është dhënë ndihma e duhur nga mjekët. Pas ecejakeve në të gjithë spitalet e kryeqytetit, mjekët kanë raportuqar se foshnja kishte vdekur në bark, ndaj ëshët bërë e domosdoshme ndërhyrja e saj kirurgjikale. Familjarët thonë se mjekët kanë future në sallën e operacionit 35 vjeçaren në orët e para të mëngjesit, ku ka gjetur vdekjen.
Rrëfimi i kunatit:
“Pati komplikacione në shtëpi, dhe për 10 minuta kemi ardhur në urgjencë. E kemi sjellë këtu por urgjenca ishte e mbyllur me kyç dhe kemi pritur 20 minuta derisa infermierja hapi derën. Infermierja mori një doktoreshë dhe për rreth 30 minuta erdhën një mjeke dhe një mjek.
Na thanë se nuk është për këtu por për në QSUT, pa i bërë asnjë ekzaminim. E pyes doktoreshën dhe më thotë se nuk ka asnjë problem.
Shkojmë te QSUT dhe gjysmën e ekzaminimeve i kemi bërë në mënyrë private te Amerikani dhe ajo doli e pastër, nuk vuante nga zemra.
Në orën 02:00 me ambulancën e Senatoriumit dhe kemi nejt 20 minuta se nuk kishte barrelë dhe as oksigjen. Mbas dy orëve ka ardhur mjeku, rreth orës 05:00 të mëngjesit erdhi kirurgu. Në 05:00 mblidhen doktorët që fëmija është i vdekur, por të shpëtojmë të madhin. Pastaj bënë ekon pasi u sorollatëm në gjithë Tiranën”.

Article Logic
Execution time: 0.004645824432373