INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As gjinekolog e as sallë operacioni, nëna nga Bulqiza humb trinjakët

As gjinekolog e as sallë operacioni, nëna nga Bulqiza humb trinjakët

Publikuar më: 15:20 07-12-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Bulqizë ku një grua ka humbur tre fëmijët në një barrë trinjake. Gruaja me iniciale E. Rexhepi kishte ardhur nga fshatrat për të lindur në spitalin e Bulqizës. Burimet për mediet bëjnë me dije se në spital nuk kishte as mjek gjinekolog dhe as sallë operacioni.

Gruaja në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka lindur fëmijën e parë me asistencën e infermieres dhe ka pasur vështirësi për dy foshnjat e tjera. Bëhet me dije se një gjinekolog me staf mjekësor shkuan nga Tirana me helikopter në Bulqizë, por me sa duket ishte tepër vonë për fëmijët.

Sipas burimeve nga spitali, të tre fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ndërkohë mësohet se gjendja e gruas është e stabilizuar dhe për momentin jashtë rrezikut. Ajo ka ardhur nga një zonë e thellë e Bulqizës Ostreni, i është dashur që të udhëtojë me kalë rreth një orë, më pas një makinë e zonës e ka sjell në spitalin e Bulqizës.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499