INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As Elvana, as Don Xhoni, as Tayna! Ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

As Elvana, as Don Xhoni, as Tayna! Ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

Publikuar më: 17:31 24-04-2021

Është bërë pothuajse si “minirubrikë” në inlife.al që zakonisht fundjavave ju tregojmë se cila ka qenë kënga më e dëgjuar nga shqiptarët dhe këtë detaj do ua tregojmë edhe sot. Javët e fundit janë publikuar disa këngë që janë pëlqyer shumë nga dëgjuesit shqiptarë dhe me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.

Bëhet fjalë për këngën më të fundit të Noizyt, “FREESTYLE”.

Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot. Ai nuk e ka konsideruar këtë këngë si diss, ndonëse fjalët për reperët e tjerë janë shumë goditëse.

“FREESTYLE” është trending numër 1 në Shqipëri prej një jave, por është bërë pjesë edhe e toplistave italiane.

dag.png

Article Logic
Execution time: 0.0044910907745361