INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestime për kanabis

Arrestime për kanabis

Publikuar më: 10:23 13-01-2017

Në Tiranë janë arrestuar katër persona sepse u kapën duke trafikuar 60 kg marihuanë në autostradë, në afërsi të fshatit Domje. Policia bën publik dhe emrat e tyre. Ata janë Ylber Gega, 45 vjeç, Ylber Zllami, 36 vjeç, Albert Ajdini 27 vjeç dhe Leonard Çela, 35 vjeç.

“Shtetasit e lartpërmendur dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndës së dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në afërsi të autostradës Tiranë - Durrës pranë fshatit Domje, Qaf Kashari, shinat e treni,t etj”, thuhet në komunikatën e policies.

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838