INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Joe Biden në lot teksa dekorohet nga Obama me Medaljen e Lirisë [VIDEO]

Publikuar më: 10:44 13-01-2017

Presidenti amerikan Barack Obama befasoi të enjten nënpresidentin Joe Biden, duke e dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderi më i lartë i vendit, gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo është për shkak të besimit tuaj në qytetarët tanë, për shkak të dashurisë tuaj për këtë vend dhe për shërbimin tuaj të cilit i jeni kushtuar gjithë jetën tuaj. Herën e fundit si president, është kënaqësi që t’ju dhuroj nderin më të madh që një qytetar i këtij vendi mund të pranojë”, ka thënë Obama derisa po i vendoste Biden medaljen rreth qafës së tij. Biden, i cili u shfaq tejet emocional gjatë dekorimit, e pranoi çmimin, por tha se nuk e meritonte atë. “Unë nuk e meritoj këtë, por unë e di kjo erdhi nga zemra e Presidentit”, ka thënë Biden.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273