INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Humb jetën një i moshuar nga gripi [VIDEO]

Publikuar më: 10:48 13-01-2017

Një pacient i moshuar S. K, 76 vjeç, banues në Tiranë ka humbur jetën në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 76  vjeçari me iniciale S.K ishte një i sëmurë kronik me një kompleksitet diagnozash. Ai vuante nga nje sërë sëmundjesh në mushkëri mes të cilave edhe spok. Gjithashtu pacienti ishte një diabetik kronik dhe kishte bërë by pass në zemër.
Raportohet se në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP pacienti ka rezultuar pozitiv për virusin e gripit të stinës së ftohtë. Ky është rasti i katërt i konfirmuar, që ka humbur jetën nga epidemia e gripit dhe që ka patur dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Do të duhet dhe të paktën një javë sipas studimeve epidemiologjike që epidemia të shuhet dhe situata të kthehet në normalitet.

Për më tepër ndiqni kronikën në In News.



Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445