INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Arti përmes graffiteve', ekspozita e artistes Kaldea Nakajima[FOTO]

'Arti përmes graffiteve', ekspozita e artistes Kaldea Nakajima[FOTO]

Publikuar më: 13:18 06-03-2018

Ekspozita përmban punime të Kaldea Nakajima, një vajzë nga Parisi e cila merret me graffiti. Nakajima ka udhëtuar për në Tiranë vitin e kaluar, bashkë me një artist tjetër nga Gjermania, Dingo B.

Gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, kanë realizuar disa graffiti dhe punë të tjera artistike siç janë qepenat e qendrës Ditart", po ashtu janë edhe disa punime të tjera. Përveç punëve origjinale janë edhe disa foto nga punët e tjera që ata kanë realizuar dhe një video ku tregon proçesin e punëve të tyre në graffiti. Ekspozita është hapur me rastin e “Pranverës Frankofone”.

“Ideja për realizimin e ekspozitës ishte nga qendra jonë. Ne bëmë një njoftimin ku u ofronim artistëve të huaj dhe shqiptare, hapësirën e qendrës për të ekspozuar punimet e tyre. Nga njoftimi që kishim bërë në internet, artistët më kontaktuan dhe shprehën ineteres për të hapur ekspozitën”. – tha Blerina Berberi, organizatore e ekspozitës në intervistën për IN Tv.

Punimet me graffiti janë të përhapura shumë kohët e fundit në vendin tonë. Disa artistë italiane kanë bërë shumë punime me graffiti. Ndërmarrja e dekorit Tiranë ka nisur një iniciativë për rijetëzimin e fasadave, ku ju është bërë thirrje artistëve graffiti që të bëjnë punime artistike për ti dhënë një tjetër pamje fasadave.

Sipas organizatores, qëllimi i ekspozitës është që këto punimë të shërbejnë si një zhvillim për graffitin në Shqipëri si dhe për t’u ofruar atyre që janë të interesuar këto lloj proçesi krijimtarie që është ndryshe.

Në fund znj.Berberi bëri një ftesë për të gjithë të apasionuarit pas artit. “Ftoj të gjithe artdashësit dhe jo vetëm që ta vizitojnë këtë ekspozitë për ta parë graffitin si një formë tjetër artistike me rëndësi në jetën tonë dhe me shpresën që të inkurajojmë më tepër të rinjë dhe artistë të ndryshëm të perdorin këtë lloj stili”. – përfundoi organizatorja Berberi.

WhatsApp_Image_2018-03-06_at_11.53.30.jpeg

WhatsApp_Image_2018-03-06_at_11.53.29.jpeg

WhatsApp_Image_2018-03-06_at_11.53.31.jpeg

WhatsApp_Image_2018-03-06_at_11.53.36.jpeg

WhatsApp_Image_2018-03-06_at_11.53.38.jpeg

WhatsApp_Image_2018-03-06_at_11.53.36_1.jpeg

WhatsApp_Image_2018-03-06_at_11.53.38_1.jpeg

WhatsApp_Image_2018-03-06_at_11.53.32.jpeg

WhatsApp_Image_2018-03-06_at_11.53.33.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665