INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rreziku i përmbytjeve, Instituti i Gjeoshkencave jep alarmin

Rreziku i përmbytjeve, Instituti i Gjeoshkencave jep alarmin

Publikuar më: 14:00 06-03-2018

Nga sot pasdite do të fillojnë reshjet intensive të shiut.

Këtë e konfirmon Instituti i Gjeoshkencave i cili jep edhe alarmin për rrezikun nga përmbytjet.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje të larta në pjesën veriore të territorit. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Sot (e martë, dt.06) dhe në vazhdim përgjatë datave 7 dhe 8 Mars 2018 në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e prurjeve dhe e niveleve. Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, rritet rreziku i zgjerimit të hartës së përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës. Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen në datën 8 Mars 2018.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO:

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.06) dhe nesër (e mërkurë, dt.07) në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta ose mesatare, por lokalisht edhe intensive, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Sasia më e madhe e reshjeve pritet të bjerë gjatë pasdites së sotme.

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 1100 m mbi nivelin e detit, kryesisht në veri dhe veri-lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 16 °C

në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

në vendet malore: 3 / 10 °C.

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.06) dhe nesër (e mërkurë, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Article Logic
Execution time: 0.0029671192169189