INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm [FOTO]

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm [FOTO]

Publikuar më: 17:35 16-12-2019

Aktori i famshëm Danny Aiello, i njohur për rolet e tij në filmat Do The Right Thing dhe The Godfather Part II, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Aktori Danny Aiello, i njohur për rolet e tij në filmat ‘Kumbari 2’ dhe ‘Do The Right Thing’, ka ndërruar jetën ditën e sotme në moshën 86 vjeçare.

Aiello ka luajtuar gjithashtu edhe rolin e babait të futbollistit legjendar argjentinas, Diego Armando Maradonës në filmin ‘Papa don’t Preach’ në vitin 1986.

Aktori hollywodian njihej si një veteran i filmit, ndërkohë që me rolin e tij si pronari i picerisë ‘Sal’ në filmin ‘Do the Right Thing’, u nominua edhe me çmimin Oscar për aktorin më të mirë dytësor.

Aiello e filloi karrierën e tij në mesin e viteve 60’.

ec6af523a4b4af525a93dc5527d5e729_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764