INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni

Arrestohet një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni

Publikuar më: 18:11 23-06-2018

Polica e Tiranës ka vënë pranga një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni. Specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939