INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet mashtruesi nga Tirana, ishte dënuar me 5 vite burg

Arrestohet mashtruesi nga Tirana, ishte dënuar me 5 vite burg

Publikuar më: 08:17 07-06-2017

Prej dy vitesh ishte në arrati, pasi i kishte mundur ti shpëtonte forcave të policisë pasi ishte dënuar për veprën penale të mashtrimit. Një 46-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Kavajës dhe ajo e Vlorës.
Policia sqaron se në pranga u vu shtetasi Ardjan Halili 46 vjeç i akuzuar për mashtrim.
Për këtë shtetas, thotë policia, Prokuroria e Rrethit Kavajë, më datë 27.07.2015, ka dërguar urdhrin e Gjykatës Kavajë, e cila ka dënuar me 5 vjet burg, për Veprën Penale “Mashtrim më shumë se një herë”, e parashikuar nga Neni 143 të Kodit Penal.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 06.06.2017, Specialistët Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Ardjan Halili, 46 vjeç, banues ë Tiranë.
Gjithashtu Prokuroria e Rrethit Vlorë, më datë 11.05.2017, ka dërguar urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0034048557281494