INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohet ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozi

Ndalohet ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozi

Publikuar më: 10:23 20-03-2018

Ish Presidenti francez Nikolas Sarkozi është ndaluar gjatë një hetimi mbi financimin e fushatës zgjedhore. Sarkozi është shoqëruar në polici ku dhe po merret në pyetje lidhur me pretendimet për mashtrim në fushatën e vitit 2007. “Ngjarja ka lidhje me financimin e supozuar të Libisë për fushatën e Sarkozisë në vitin 2007” raportoi gazeta Le Monde. Ai është pjesë e një hetimi mbi parregullsitë e dyshuara lidhur me financimin e fushatës së tij zgjedhore, sipas një zyrtari në gjyqësorin francez. 63-vjeçari u ndalua nga policia gjyqësore në Paris i akuzuar për marrjen e 82 milion dollarëve, pagesa ilegale nga diktatori libian kolonel Gaddafi. Ligji francez ndalon kandidatët që të marrin pagesa në para mbi 8 900 dollarë  por dhurimi masiv thuhet se është pastruar përmes llogarive bankare në Panama dhe Zvicër. Ndërkohë avokati i ish-presidentit tha se nuk mund të jepte menjëherë komente.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213