INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Athinë

Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Athinë

Publikuar më: 11:27 02-01-2019

Rastet kur shqiptarët arratisen nga burgjet e Greqisë. Madje arratisjet kanë qenë edhe spektakolare duke tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare. Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu në Greqi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Korydallos në Athinë.

Sipas mediave greke ata janë identifikuar si Elvis K. Dhe Leonard P., ndërsa akuzohen për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve.
Sipas informacioneve paraprake, dy shqiptarët kanë prerë shufrat e qelisë së tyre, kanë kapërcyer më pas murin dhe kanë ikur.
Arratisja e dy të paraburgosurve u vu re sot në mëngjes pasi ata nuk u paraqitën në numërim.
Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët arratisen nga burgjet greke.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387