INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çuko: Të burgosurit i lidhim me lidhëse, në burgje nuk ka pranga

Çuko: Të burgosurit i lidhim me lidhëse, në burgje nuk ka pranga

Publikuar më: 10:17 19-09-2017

Burgjet në Shqipëri nuk janë të tilla. Mungojnë mjetet elementare të sigurisë. Pranga, skanera e deri të uniforma e gardianeve mungojnë ose janë në gjendje të mjerueshme. Alarmi është ngritur nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko. 

Arben Çuko:
“Nuk ka pranga të mjaftueshme. Nuk ka skanera për të kontrolluar sende që nuk lejohen në futen në qeli. Çdo ditë bllokohen dhe kapen celularë. Uniforma e gardianit është në kufijtë e mëshirës. Paga dhe trajtimi financiar i gardiantit është shumë më poshtë një polici të zakonshëm”.
Vetëm një muaj e gjysmë pasi mori detyrën në krye të burgjeve, Çuko duket se ka vënë gishtin në plagë për problematikat e burgjeve në vend. Çuk thekson nevojën që kanë burgjet për një reformë të thellë, në mënyrë që të çojë këtë institucion në parametrat e duhur.
Arben Çuko:
“Është e papranueshme që për të transportuar të dënuarit ne kemi përdorur edhe fasho plastike dhe ko situatë duhet të marrë fund”.

Article Logic
Execution time: 0.0026600360870361