INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Argjira zbulon mbështetjen e vjehrrës në zënkat me Gracianon: ‘’Boll se të nxora nga shtëpia’’

Argjira zbulon mbështetjen e vjehrrës në zënkat me Gracianon: ‘’Boll se të nxora nga shtëpia’’

Publikuar më: 17:29 17-09-2021

Argjira dhe Graciano ka pak kohë që kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë, por shumë shpejt janë shndërruar në të preferuarit e publikut.

https://afterparty.al/wp-content/uploads/2021/09/A56F26B0-8D97-4F1F-9963-193B9F588650-300x201.png 300w" alt="" width="850" height="570" class="alignnone wp-image-25024 size-full" style="box-sizing: border-box; height: auto; max-width: 100%;" loading="lazy" />

Prezantuesja simpatike e ftuar në ‘’Ftesë në 5’’ gjersa ka zbuluar projektin e saj të ri televiziv ka folur edhe për marrëdhënien me Gracianon dhe raportet e afërta me nënën e tij.

Pimë kafe çdo ditë. Vjehrra e ka punën përballë shtëpisë time, jemi komshie. Ajo çdo mëngjes që vjen te puna, i them hajde se kam bërë kafen turke, hajde te nusja. Kur shkojmë për të bërë shopping m’i çon të gjitha me rradhë, ta marr këtë, ta marr atë dhe unë i tregoj merre këtë, merre atë. Ka filluar të marrë këshillat e mia. E kam si shoqe të ngushtë, me Ornelën flas çdo gjë, që nga hallet me Gracianon, si nga hallet me shoqet, nga hallet e punës. Ajo e di çdo detaj. Është dashuri, e kam shumë xhan. E dua shumë”– tregoi Gjira.

Po ashtu, ajo rrëfeu një skenë ku vjehrra i kishte dalë në krah asaj dhe jo Gracianos.

Tani që po filloj projektin e ri isha shumë e stresuar, por Graciano është kritikuesi im më i madh. Një ditë po më bënte shumë presion “Mos i ngelizho gjërat” dhe unë isha aq e stresuar sa edhe ky nuk më duhej fare. Në atë moment shpërtheu Ornela “Ore a do pushosh ti se të nxorra nga shtëpia! Boll! Mos ma ngacmo gocën se mjaftueshëm është e stresuar”- rrëfeu moderatorja

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158