INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestime të bujshme tek tatimet, mes tyre dhe vëllai i Leonard Solis

Arrestime të bujshme tek tatimet, mes tyre dhe vëllai i Leonard Solis

Publikuar më: 10:24 22-04-2016

7 punonjës të tatimeve dhe administrator i një kompanie karburantesh janë arrestuar nga policia. Mes inspektorëve pranga i janë vënë dhe vëllait i ish Ministrit të Shëndetësisë, Leonard Solis. Platon Solisi, 51 vjeç mbante detyrën e inspektorit të verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë. Ai së bashku me inspektorë dhe ish inspektorë të tjerë të Tiranës kanë lejuar që për disa vjet, një prej karburateve të mos paguante taksa. Sipas prokurorisë, karburanti nuk ishte regjistruar as në QKR. Arrestimi i tyre u krye pas një vit hetimesh. Prokuroria raporton se shtetit i është shkaktua një dëm ekonomik prej rreth 100 milion lekësh të reja.
Të arrestuarit akuzohen për “Shpërdorim i detyrës”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Veç Solis janë arrestuar dhe Ajaz Shehu, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, Dhimiter Veshi, me detyrë inspektor i verifikimit në terren në Drejtorinë Tatimore Tiranë, Arjan Daja, me detyrë inspektor i verifikimit në terren, Saimir Kaziu, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren, Bajram Frangu, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren, Gentian Subashi, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren dhe Iliaz Fisheku, administrator i firmës së karburatit.

Article Logic
Execution time: 0.0028200149536133