INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana Osmani reagon për herë të parë pas situatës me Olën: Qetësia pas çdo stuhie...

Arbana Osmani reagon për herë të parë pas situatës me Olën: Qetësia pas çdo stuhie...

Publikuar më: 14:30 07-05-2026

Mes zhurmës mediatike dhe debatit të krijuar së fundmi rreth “Ferma VIP”, Arbana Osmani ka zgjedhur të reagojë në mënyrë të tërthortë përmes një postimi emocional kushtuar partnerit të saj, regjisorit Eduart Grishaj.

Moderatorja ka ndarë në Instagram disa momente romantike dhe familjare me Eduartin, në kuadër të ditëlindjes së tij, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë mesazhi që shoqëronte postimin.

Krah një fotografie ku çifti shfaqet i përqafuar buzë një liqeni, Arbana shkruan:“Gëzuar ditëlindjen qetësia ime pas çdo stuhie. Të duam pafund”.

Fjala “stuhi” është interpretuar nga ndjekësit si një referencë indirekte ndaj situatës së krijuar ditët e fundit në “Ferma VIP”, pas tensioneve dhe reagimeve që përfshinë emrin e Olës dhe Fabjola Elezajt.

Postimi i moderatores vjen vetëm pak orë pasi Eduart Grishaj bëri një reagim publik lidhur me debatet që kanë shoqëruar formatin. Regjisori sqaroi përzgjedhjen e Olës në garë dhe njëkohësisht doli në mbrojtje të Arbanës, duke e cilësuar reagimin e saj në studio si njerëzor.

Ai theksoi gjithashtu se Arbana Osmani ka sjellë një qasje të re në moderimin televiziv në Shqipëri, duke vlerësuar kontributin e saj ndër vite në ekran.

-900-0-1778166190xscreenshot-20260507-114540-1-1-384.webp

Article Logic
Execution time: 0.0048329830169678