Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar mund të drejtohet këtë vit nga moderatorja Arbana Osmani. Ky lajm është bërë i ditur nga “Anabel.al”, ku bëjnë me dije se Arbana dhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj mund të jenë në krye të organizimit të festivalit.
Fati që Arbana Osmani dhe drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejd Joti janë miq prej vitesh na bën ta besojmë se festivali do t’i besohet moderatores së njohur. Kujtojmë që Arbana do të drejtojë gjithashtu sezonin e dytë të “Big Brother VIP” dhe gjërat janë akoma të paqarta në lidhje me periudhën kohore të projekteve.