INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Anulohen disa fluturime në Aeroportin e Shkupit

Anulohen disa fluturime në Aeroportin e Shkupit

Publikuar më: 12:52 24-12-2018

Një pjesë e fluturimeve janë anuluar në aeroportin e Shkupit, ndërsa pjesa tjetër pritet të realizohet por me vonesa. Nëpëmjet një njoftimi në faqen web Aeroporti i Shkupit,bën me dije se janë anuluar disa fluturime nga dhe për në Stamboll dhe Athinë, ndërsa fluturimet për në Doha janë zëvendësuar për në Sofje. Është paralajmëruar edhe vonimi i fluturimeve nga Vjena. Anulime dhe vonesa të fluturimeve ka pasur edhe gjatë ditëve të kaluara, ndërsa shkak për këtë ka qenë mjegulla e dendur dhe kushtet e papërshtatshme atmosferike.