INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëzimi i avionit në Shkup, humbin jetën 2 kosovarë dhe 4 italianë

Rrëzimi i avionit në Shkup, humbin jetën 2 kosovarë dhe 4 italianë

Publikuar më: 22:05 06-09-2016

Aeroplani i tipit “Piper Senka” 2,  i cili pasdite u shfaq si i humbur, pronë e kompanisë avioklub Trevizo i regjistruar në Gjermani me kapacitet për 6 udhëtarë është zhdukur nga radari në territorin e Maqedonisë e është gjetur i djegur në afërsi tëVelesit, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas kosovarë dhe 4 italianë.

Kanë qenë banorët e fshatit Velesit pranë Shkupit, të cilët kanë raportuar se kanë dëguar një shpërthim të fortë e më pas janë parë flakët.

Drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov ka konfirmuar se në aeroplan kanë qenë 2 shtetas nga Kosova dhe 4 nga Italia.

Destinacioni i fundit i tyre ka qenë Prishtina. Nëpërmjet zëdhënëses së saj për TV21, Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se pjesë të aeroplanit të tipit “Paper” janë gjetur rreth 2-3 kilometra prej fshatit Kozhle ku dhe sipas kësaj ministrie është dëgjuar shpërthimi.

Article Logic
Execution time: 0.0018050670623779