INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis peticioni për bashkimin e Mitrovicës, firmos edhe kryetari

Nis peticioni për bashkimin e Mitrovicës, firmos edhe kryetari

Publikuar më: 14:40 24-12-2018

Edhe pse Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal , e cilësoi si joligjore, kërkesën për ndryshim të ligjit për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim bashkimin e Mitrovicës, drejtuesit lokal dhe qytetarët nuk janë tërhequr. Ata kanë iniciuar një peticion për bashkimin e Mitrovicës. Ndër të parët që e ka nënshkruar ka qenë vet kryetari I komunës Agim Bahtiri. Ndërkohë në Kuvendin Komunal është duke u diskutuar kjo iniciativë që ka marrë mbështetjen nga të gjitha subjektet politike. Agim Bahtiri tha se ministria ka gabuar duke e konsiedruar si joligjore kërkesën. Ai tha se kërkesa është legjitime ndërsa e ftoi ministrinë që ta shqyrtojë edhe njëherë kërkesën. “Po ju them me plot bindje, i sigurt se kërkesa jonë do të zbatohet pikë për pikë. Kryetari i Komunës nuk sjell diçka në kuvend pa marrë mbështetje. Këtë iniciativë e përkrahin të gjitha partitë në qendër. Nuk kemi nisur diçka që të mbesim në gjysmë të rrugës”, është shprehur Bahtiri. Ky peticion është shpërndarë në tërë Kosovën, ndërsa në Mitrovicë janë pesë pika, ku qytetarët kanë mundësi të nënshkruajnë këtë peticion.

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178