INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anullimi i projektit të Unazës së Madhe, flet Lulzim Basha. Projekti për xhepat e Ramës

Anullimi i projektit të Unazës së Madhe, flet Lulzim Basha. Projekti për xhepat e Ramës

Publikuar më: 16:59 07-12-2018

Një projekt gjigant korruptim për të mbushur xhepat e Edi ramës. Kështu e ka cilësuar Lulzim Basha, ndërtimin e Unazës së Madhe tek Astiri. Por anullimi i punimeve nuk e kënaq opozitën. Në një dalje për mediat, kreu i opozitës, tha se gjithë struktura shtetërore është vënë në lëvizje me nj qëllim të vetëm: vjedhjen e parasë publike.
Lulzim Basha:
“Tani është e qartë për të gjithë ju se projekti i unazës së re është një projekt vjedhjeje, dhe jo një projekt zhvillimi. Ai nuk bëhet për qytetin e Tiranës, nuk bëhet për njerëzit, por bëhet për xhepat e Edi Ramës.
Ne kemi dy muaj që e kemi thënë ditë për ditë këtë gjë, megjithëse cinizimi që ka mbirë kudo dhe helmimi nga propaganda e gënjeshtrat e qeverisë, i kanë penguar qytetarët të shohin të vërtetën.
Por më mirë vonë se kurrë: sot të gjithë po shohin Edi Ramën e vërtetë, Edi Ramën siç është, pa maskë dhe pa fasadë: një hajdut të ftohtë dhe të pamëshirshëm që nuk ndalet para asgjëje për xhepat e tij.
Një hajdut që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë fëmijë, pleq, të sëmurë, gra shtatzëna. Arroganca, dhuna dhe këmbëngulja mizore dy mujore për të nxjerrë nga shtëpitë e tyre në mënyrë të paligjshme qytetarët frymëzohen nga makutëria e tij për para.
Mbrëmë këto fakte tronditëse u shfaqën në ekranet , kanë treguar qartë dhe pa dorashka të vërtetën tronditëse.
Sot Edi Rama ka nxjerrë sot ARRSH-në që të bëjë mashtrimin e rradhës.
Së pari, ARRSH-ja e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë sepse në vend që t’i shërbejë ligjit dhe shqiptarëve, është kthyer në një vegël për vjedhjet marramendëse të Edi Ramës.
Të gjitha koncesionet që ka hartuar dhe kontraktuar ARRSH-ja në rrugë janë akte korrupsioni dhe asnjë nga zyrtarët e ARRSH-së të përfshirë nga më i thjeshti, tek më i larti nuk duhet të lihet i lirë por duhet hetuar dhe nxjerrë para drejtësisë.
Megjithatë ideatori, planifikuesi dhe përfituesi kryesor i vjedhjes së Unazës, dhe i të gjitha projekteve të tjera, i vjedhjes së koncesioneve të rrugëve, i koncesionit të check-upit, të koncesioneve të incineratorëve dhe të çdo vjedhje të tjetër masive që po i bëhet Shqipërisë është Edi Rama.
Shqiptarët më në fund po e shohin të vërtetën siç është: Edi Rama është hajdut.
Ai ka plot 20 vjet që vjedh pa pushim shqiptarët dhe nuk ngopet.
Sepse ai ka vetëm një vlerë dhe një moral: paranë.
Para parasë nuk vlejnë as njerëzit, as vendi, as familjet, as studentët, as e ardhmja. Asgjë.
E gjithë qeverisja e tij është një projekt gjigand për të plaçkitur për të vjedhur dhe për të zhvatur. Edi Rama as nuk ka patur dhe as nuk vullnet, as vizion për të punuar për njerëzit. Për të qeverisje do të thotë vjedhje.
Vjedhja është qëllimi dhe përmbajtja e qeverisjes së sotme. Çdo gjë tjetër është fasadë. Është propagandë”.

Article Logic
Execution time: 0.0043110847473145