INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër protestë për Unazën e Madhe. Në Shkozë banorët zbresin në rrugë

Një tjetër protestë për Unazën e Madhe. Në Shkozë banorët zbresin në rrugë

Publikuar më: 11:57 03-12-2018

Ndërtimi i Unazës së Madhe po has çdo ditë e më shumë në rezistencën e qytetarëve që preken nga ndërtimi i saj. Teksa banorët e zonës së Astirit kanë më shumë se 3 javë që protestojnë një tjetër ‘vatër’ e re proteste është hapur këtë të hënë. Janë banorët e Shkozës të cilët janë ngritur dhe po protestojnë kundër shembjes së ndërtesave të tyre. Ndërkohë që Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit sot ka nisur aksionin për prishjen e objekteve në Shkozë, për ndërtimin e Unazës së Re.

Banorët e Shkozës kanë dalë një protestë, duke kërkuar që banesat e tyre mos të prishen.
Banorët në Shkozë:
“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Kemi një problem shumë të madh. Tek ne vijnë pa asnjë njoftim për të prishur shtëpinë. Këta duhet të na kishin sjellë në mënyrë zyrtare letrat për prishjen e objekteve. Ne kërkojmë që të spostohet, sepse gjynah të prishen këto shtëpi. Shtëpitë prishen për punë shtëpie. Projekti ka ndryshuar disa herë. Ne nuk duam konfrontim me asnjë. Pse duan të na bëjnë të keq pa qenë. Ne duam shpronësim, ose devijim të projektit”.
Edhe kjo protestë është mbështetur nga deputetët e opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0040321350097656