INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anglia përfiton një shifër të majme nëse shkon në finalen e “Rusi 2018”

Anglia përfiton një shifër të majme nëse shkon në finalen e “Rusi 2018”

Publikuar më: 13:31 05-07-2018

Kupa e Botës ka sjellë fitime të mëdha jo vetëm për Rusinë por edhe për vende të tjera. Qendra për Studime të Tregut të shitjeve me pakicë ka publikuar disa shifra ku ekonomia britanike pritet të përfitojë 2.72 mld paund nëse Anglia arrin të kalojë me sukses fazat e Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi.

Deri më tani, ekonomia ishullore ka përfituar një rritje prej 1.33 miliardë paund, e kjo shumë mund të rritet deri në 2.72 miliardë paund nëse “Tre luanët” arrijnë të shkojnë deri në finale.

Lokalet e natës, restorantet dhe klubet e tjera pritet të jenë në vijën e parë të përfitimeve nga ecuria e mundshme e suksesshme në Kupën e Botës të anglezëve, pasi 193 milionë paund përllogariten të shpenzohen nga klientët që ulen vetëm për të parë ndeshjet e turneut, një shumë që mund të shkojë deri në 488 milionë paund, nëse Anglia shkon në finale.

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059