Pak javë më parë Angela Martini lajmëroi se është bërë nënë dhe duhet thënë që është larguar shumë nga mediat sociale që pas atij lajmi.
Së fundmi ajo ka ndarë portretin e saj familjar në 2 mujorin e djalit dhe duken kaq bukur!
Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu.
Modelja e njohur ka treguar se ka qenë një nënë zëvendësuese ajo që e ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe i ka shprehur asaj gjithë mirënjohjen.
“Sot djali ynë u bë 2 muajsh. Sa kohë emocionuese. Kam marrë një pushim nga rrjetet sociale dhe kam qenë shumë e zënë duke shijuar familjen dhe kohën e mrekullueshme me ta”, rrëfeu Angela.








12 Nov 2025 





