INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angela Martini bëhet nënë për herë të parë nëpërmjet një nëne surrogate

Angela Martini bëhet nënë për herë të parë nëpërmjet një nëne surrogate

Publikuar më: 21:36 03-12-2021

Përmes një postimi në rrjete sociale, Angela Martini ka dhënë pak më parë lajmin e bukur se është bërë nënë. Modelja ka postuar dy foto të bebit dhe zbulon se ajo dhe Dragos janë bërë me djalë. Angela i ka vendosur djalit emrin Kyree dhe tregon se vogëlushi ka ardhur në jetë me ndihmën e një mbartëseje surrogate.

"Djali ynë Kyree Martini Savulescu, kulmi i dashurisë sonë, lindi dje në 2 dhjetor në 2021, në Dallas, Texas. Jemi me fat që kemi djalin tonë, me ndihmën e një gjesti të mrekullueshëm të një mbartëseje surrogate. Do i jemi përjetësisht mirënjohës gruas së mrekulleshme që mbajti djalin tonë. Zemrat rona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirserdhe në botë Kyree”, shkruan Angela.

-640-0-61aa6d9273f96.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002406120300293