INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amsterdami mund të mbyllë shtëpitë me ''pullë të kuqe''

Amsterdami mund të mbyllë shtëpitë me ''pullë të kuqe''

Publikuar më: 11:34 07-07-2019

Një lajm i keq për të gjithë adhuruesit e Amsterdamit.

Për të siguruar të drejtat e punonjësve të seksit si dhe për të parandaluar krimin Amsterdami propozon ndryshime thelbësore në zonën e famshme të ‘’Red Light District’’.

Kryetarja e bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema, do të diskutojë me individët që zotërojnë këto aktivitete dhe banorët për të ardhmen e lagjes.

Propozimet shkojnë nga mbyllja e perdeve të dritareve, kështu që nuk do të ketë shfaqje publike, deri në transferimin e aktiviteteve diku tjetër në qytet.

‘Red Light District’ ka ekzistuar për shekuj pranë rrugës ujore kryesore të qytetit. Në vitet e fundit, qeveria vendore ka kërkuar të zvogëlojë numrin e dritareve dhe të pastrojë zonën, por me sukses të kufizuar.

Në shumicën e mbrëmjeve, grupe të mëdha turistësh enden nëpër këtë zonë, e cila gjithashtu është shtëpia e shfaqjeve dhe kafeneve që shesin marihuanë.

Bashkia e Amsterdamit thotë se reformat e propozuara ndjekin ndryshimet në industrinë e seksit në vitet e fundit dhe në rritjen e numrit të turistëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221