INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amerikanët, të çmendur pas Era Istrefit!

Amerikanët, të çmendur pas Era Istrefit!

Publikuar më: 15:58 22-01-2016

Kënga e saj më re, e titulluar “BonBon”, është kthyer në një hit të menjëhershëm dhe mund ta dëgjojmë praktikisht kudo, në radio, lokale të ndryshme, televizione, kudo.

Diçka e tillë ama nuk ndodh vetëm këtu tek ne që Erën e kemi këngëtaren tonë. Mesa duket edhe përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bukuroshja 21 vjeçare është shumë e preferuar. Nuk besojmë që atje mund ta dëgjojnë në televizione apo radio, por themi se YouTube del e tepron për të realizuar trukun. Është vetë Era, e cila bën të ditur këtë fakt duke postuar një foto ku ka bashkuar disa postime të huaja, të cilat e lavdërojnë atë megjithëse nuk e kuptojnë gjuhën shqipe. Nuk është se ne që dimë shqip e kuptojmë dhe aq, por kjo gjë nuk është fare e nevojshme për të shijuar këngën dhe stilin unik të Erës. Këngëtarja gjithmonë e veçantë na ka intriguar me mbishkrimin ku lajmëron se diçka fantastike do të ndodhë së shpejti, dhe kombinuar me kërkesat e disa prej këtyre fansave të huaj që kërkojnë ta dëgjojnë atë në një koncert...të mbash nën fre imagjinatën është pak e vështirë.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486