INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi tronditës i Tom Hardy: Do të kisha shitur mamanë time për pak kokainë

Rrëfimi tronditës i Tom Hardy: Do të kisha shitur mamanë time për pak kokainë

Publikuar më: 15:24 22-01-2016

Ai tashmë është “djali i keq” më i kërkuar në Hollywood për rolet e tij si antagonist që po i tërheqin të gjithë.

Megjithatë gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë kaq mirë për aktorin britanik. Tom Hardy tregon se janë fëmijët e tij që e kanë bërë të mbledhë mendjen dhe të ndalojë së menduari vetëm për veten e tij. Aktori i nominuar për çmim Oscar për rolin e tij si kundërshtar për jetë a vdekje i Leo DiCaprio në “The Revenant” rrëfen për të kaluarën problematike, ku ka vuajtur nga varësia ndaj drogës dhe alkoolit. Ai tregon se në ditët e tij më të errëta do të kishte shitur dhe mamanë e tij për pak kokainë, por tashmë ajo kohë ka mbetur pas. Gjithçka duket se ndryshoi nga ardhja në jetë e djalit të tij Louis, sot 7 vjeç, nga marrëdhënia me ish të dashurën Rachael Speed.  

Article Logic
Execution time: 0.0023510456085205