INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amber Heard detyron Johnny Depp që të marrë vendimin e papritur që ka mërzitur shumë fansat e tij

Amber Heard detyron Johnny Depp që të marrë vendimin e papritur që ka mërzitur shumë fansat e tij

Publikuar më: 12:12 03-10-2018

A e mbani mend çiftin e famshëm Amber Heard dhe Johnny Depp? Ata mbahen mend për historinë e bukur, por që nuk kishte një ‘happy ending’, përkundrazi, shumë dhunë... Ambear e ka akuzuar aktorin e njohur Johnny Depp se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj. Tanimë po bëhen plot 3 vite nga divorci i tyre i vështirë, por më në fund Johnny Depp i ka dalë në mbrojtje vetes së tij në një intervistë të fundit për “GQ”.

Aktori është shprehur se kjo histori e ka kthyer atë nga një Hirushe në një Kuazimodo dhe është i lodhur nga njerëzit që e shohin si të tillë. Ai u shpreh se njerëzit e shihnin ndryshe pasi ish bashkëshortja e tij tha se ishte dhunuar, gjë të cilën ai pretendon se nuk e ka bërë kurrë. “Të fuqishmit e hollivudit po përpiqen të më mbyllin gojën dhe unë jam gati të heq dorë nga aktrimi nëse këto gënjeshtra dhe teori konspirative rreth meje vazhdojnë” -u shpreh Depp duke përfunduar se e vërteta e kësaj çështjeje do të dalë shumë shpejt në dritë.


Sigurisht që nëse Johnny do të heq dorë nga aktirmi do të mërzisë shumë fanst e tij dhe nuk është aspak një lajm i mirë për ta.

Article Logic
Execution time: 0.0027098655700684