INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada e SHBA-së: Politika shqiptare të mos mbështesë kriminelët, të mos përmbysë peshoren e drejtësisë

Ambasada e SHBA-së: Politika shqiptare të mos mbështesë kriminelët, të mos përmbysë peshoren e drejtësisë

Publikuar më: 14:42 13-02-2019

Politika shqiptare duhet të ndikojë në peshoren e drejtësisë. Shqipëria duhet të ndjek paratë të pista, të sekuestrojë pasuritë e kriminelëve. Ishte ky mesazhi që e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones dha gjatë prezantimit të raportit “Për një SHqipëri pa kanabis”.

“Lufta duhet të vijojë. Tani duhet pengesa më të forta. Reforma në drejtësi është vendimtar. Trafikantët duhet të përballen me zinxhirin e plotë të drejtësi, arrestim ,procedim penal i drejtë , dënim i duhur me burgim. Kapja e Arbër Cekaj, Klement Balilit, Met Kananit duhet të shërbejnë si gur kilometrazhi në këto përpjekje. Tani është në dorën e prokurorëve dhe gjykatave e sigurisht të vullnetit politik. Politika të mos luaj rol në mbështetje të aktiviteteve të paligjshme, të mos përmbys peshoren e drejtësisë në mbështetje të kriminelëve. Trafikimi i drogës ndikon në pastrimin e parave të pista. Duhet të ndjekim paratë e pista, të dërgojmë mesazhin se Sgqipëria nuk është një mjedis që vepron me veprimtaritë e paligjshme . Arrestimet të pasohen me sekuestrim të pasurive të kriminelëve,” u shpreh Moses-Ones.

Të njëjtin mesazh dha edhe ambasadori Ambasadori i BE-së Luigi Soreca në Shqipëri i cili përgëzoi edhe uljen e kultivimit të kanabisit.

"Rezultatet janë mbresëlënëse, ulje drastike në kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Gjithashtu tregohet edhe një ulje e kanabisit që është sekuestruar në Itali. Në emër të BE-së iu përgëzoj. Sekuestrimi i drogës duhet të ndiqet nga veprimet e tjera të konfiskimit të pasurisë për grupet kriminale" tha ai.

Gjatë prezantimit të raportit me rezultatet e luftës kundër kanabisit nga autoritetet italiane dhe shqiptare ishin të pranishëm krerët më të lartë të policisë. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u shpreh se për vitin 2018, nga Monitorimet Ajrore, janë identifikuar 4.642 bimë më pak se në vitin 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539