INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët e saj

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët e saj

Publikuar më: 14:10 26-01-2018

Vetëm një ditë përpara zhvillimit të protestës së opozitës, ambasada e SHBA-së në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët e saj.

Në një njoftim për mediat ambasada u bën thirrje qytetarëve të saj që të kenë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe në Sheshin “Skënderbej”.

NJOFTIMI I AMBASADES

Ngjarja: Një demonstrim pritet të bëhet më 27 janar 2018, duke filluar nga ora 10:00. Grupi ka për qëllim të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Personeli i Ambasadës së SHBA-ve dhe anëtarët e familjes janë të udhëzuar për të shmangur këto vende gjatë protestave.

Veprimet për tu ndërmarrë:

Shmangni Bulevardin Deshmoret e Kombit, Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Nënë Tereza.

Jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj

Monitoroni mediat lokale për përditësime

Mbani një profil të ulët

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127