INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënimi i Shullazit. Ambasada e SHBA ka një mesazh të qartë [FOTO]

Dënimi i Shullazit. Ambasada e SHBA ka një mesazh të qartë [FOTO]

Publikuar më: 11:01 12-12-2018

Dënimi i Emiljano Shullazit dhe grupit të tij është përshëndetur jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga përfaqësia diplomatike e akredituar në Shqipëri.

Ambasada amerikane ka folur sërish për këtë çështje, e cila përmes Zv. Ambasadorit në Detyrë Daniel Koski, është shprehur se të gjithë duhet të gëzojnë për procesin e drejtësisë.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA:
“Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi. Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e prezumoi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin. I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”.
Lexoni fjalën e plotë të Zv. Ambasadorit në Detyrë Daniel Koski në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit, mbajtur dje”.

AMBASADA_E_SHBA.png

Article Logic
Execution time: 0.0035758018493652