INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alpha Show III u kritikua shumë, reagon për herë të parë Noizy: Nuk ishte dështim, problemi ishte…

Alpha Show III u kritikua shumë, reagon për herë të parë Noizy: Nuk ishte dështim, problemi ishte…

Publikuar më: 11:28 04-07-2024

Pak ditë më parë artisti i njohur shqiptar, Noizy, mbajti “Alpha Show III”. Megjithatë, ky koncert nuk u vlerësua si më i miri për shkak të disa problemeve që hasën.

Këngëtari ka reaguar së fundmi me një postim në rrjete sociale duke zbuluar se ishin të pranishëm plot 22 mijë njerëz.

Ai thotë po ashtu se kishte disa probleme teknike, por që nuk mund të cilësohet i dështuar.

Veç kësaj, Rigels Rajku u thotë fansave se një të tillë mund ta organizojë sërish në gusht.

“Flasim pak për Alpha Show III edhe për këto statuset që kanë qejf të quajnë sikur Alpha III dështoi. Nuk ka si të jetë dështim një koncert që u shitën më shumë se 22 mijë bileta, e para. është shumë e thjesht me e vërtetu sepse kompanisë mund ti gjehet lidhja që të marrin shifrat ekzakte të Alpha Show III”, u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0032308101654053