INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Almeda Abazi na tregon se si ''çmenden'' në Turqi pas këngëtares së njohur shqiptare, shihni çfarë bën [FOTO]

Almeda Abazi na tregon se si ''çmenden'' në Turqi pas këngëtares së njohur shqiptare, shihni çfarë bën [FOTO]

Publikuar më: 17:28 28-08-2018

E suksesshme edhe në Turqi! 

Ajo është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe rikthimi në vendin tonë siç duket i bëri shumë mirë. Bëhet fjalë për Elvana Gjatën e cila pas disa vitesh në SHBA u rikthyer për t’i dhuruar publikut shqiptar disa këngë të cilat u kthyen menjëherë në hit. Mirëpo Elvana ka një miqësi të bukur me Almeda Abazin me të cilën ka pushuar bashkë gjatë kësaj vere dhe kanë ndjekur koncertin e Beyonce në Francë Almeda dhe Elvana edhe pse shumicën e kohës larg, gjejnë gjithmonë mënyra për ta vlerësuar njëra tjetrën dhe punën e tyre.

Së fundmi, Almeda ka postuar një video në Insta Story, ku dëgjohet në makinë kënga e Elvanës. Dhe nëse mendoni se këngën e ka vënë ajo, gaboheni. Kënga ishte duke u luajtur në një radio turke dhe Almeda u sigurua ta filmonte këtë moment, duke e ndarë me ndjekësit e saj dhe sigurisht duke përmendur Elvanën.

med.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598