Alex Sandro dhe Juventus është një histori që mund të vijë drejt mbylljes. Mbrojtësit të krahut të djathtë i mbaron kontrata në vitin 2020 dhe ai nuk ka një interes të madh të rinovojë, por të shkojë drejt “Premier League”, aty ku mund të gjejë edhe më shumë minuta loje.
Juventusi, nga krahu tjetër po shikon për zëvendësuesin dhe deri tani janë dy alternativa. Jordi Alba, i Barcelonës ose Marcelo nga Real Madrid. Albas i mbaron kontrata, por ka një klauzolë të madhe prej 150 milionë eurosh, ndërsa Marcelo nuk largohet nga Real Madrid para vitit 2022 dhe do jetë problem ky faktor në negocimin me “galaktikët”.








6 May 2026 





