INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albin Kurti takon edhe Lulzim Bashën: Të mos cenohet integriteti territorial

Albin Kurti takon edhe Lulzim Bashën: Të mos cenohet integriteti territorial

Publikuar më: 17:54 05-02-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilin e vlerësoi për qëndrimin ndaj kauzës së drejtë të studentëve e pedagogëve dhe protestës së tyre.

Basha dhe z. Kurti ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog.


Kreu i opozitës shqiptare dhe lideri i Vetëvendosjes shprehën vendosmërinë për t’u qëndruar vlerave dhe standarteve perëndimore, si e vetmja garanci në mbrojtje të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279