INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta nga Amerika: ‘’I vetmi ndryshim i kufijve në rajon do të jetë ai për në BE’’

Presidenti Meta nga Amerika: ‘’I vetmi ndryshim i kufijve në rajon do të jetë ai për në BE’’

Publikuar më: 20:33 05-02-2019

Presidenti Ilir Meta ishte sot i Ftuar Nderi në Senatin Amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe, për të mbajtur fjalën në forumin me temë: ‘Sfidat e Rajonit të Europës Juglindore dhe përballja me ndërhyrjen nga Rusia’.

Theksin në fjalën e tij, Kreu i Shtetit shqiptar e vendosi tek domosdoshmëria e stabilitetit, paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon duke shprehur hapur qëndrimin e tij tashmë të qartë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Sipas Metës i vetmi ndryshim kufijsh në rajon duhet të jetë zgjerimi i plotë i kufirit europian.

‘Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë katalizator jetik për të zgjeruar kufijtë e NATO dhe Bashkimit Europian, pasi ato mbeten bazat e stabilitetit dhe begatisë në Ballkanin Perëndimor.

Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian’, -ka theksuar Meta në fjalën e mbajtur në Senatin amerikan.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881