INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albi Nako harron “motrën” e tij Klaudian, kapet sërish “mat” në pushime me balerinën e njohur! Keni ende dyshime? [FOTO]

Albi Nako harron “motrën” e tij Klaudian, kapet sërish “mat” në pushime me balerinën e njohur! Keni ende dyshime? [FOTO]

Publikuar më: 23:00 05-05-2018

Albi Nako dhe Alba Hoxha në një lidhje? Këto "prova" me siguri do t’i venë “kapakun” këtij muhabeti!

Albi Nako kohët e fundit ka qenë në qendër të thashethemeve nga shumë media online dhe shkak për këtë gjë ëshë bërë pikërisht ndarja e tij nga Klaudia Pepa dhe aludimi i një lidhjeje me balerinën e njohur Alba Hoxhën.
Në portalet dhe rrjetet sociale po flitet shumë dhe fansat janë të bindur që ata janë në një lidhje, nisur kjo nga fakti se ata kanë udhëtuar disa herë bashkë në qytete të ndryshme të Evropës.

Jo vetëm në Paris dhe në Bruksel, por siç duket Albi dhe Albana kanë udhëtuar edhe drejt Luzernës së bashku së fundmi.

Nuk e shpikëm ne, por na e treguan vetë ata me fotot që kanë publikuar në Instagram. Duke qenë se ata njihen për marrëdhënien e tyre shumë të mirë, nuk besojmë që janë takuar rastësisht aty në Zvicër.  Por nëse janë të lidhur apo jo, po presim ta pranojnë vetë! /intv.al

collageint.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381