INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albana Osmani: E them rrallë por qenka e mrekullueshme! Fama shkon e vjen [VIDEO]

Albana Osmani: E them rrallë por qenka e mrekullueshme! Fama shkon e vjen [VIDEO]

Publikuar më: 18:46 03-03-2018

E ftuara e kesaj jave në programin “Një kat më lart” me moderator Ermal Peçi, ishte prezantuesja Albana Osmani. Personazhi i dashur i ekranit prej një viti është identifikuar me projektin “Ti je një luledielli” ndaj kjo eksperiencë nuk mund të mungonte në biseden e “Një kat më lart”. Albana tregoi se gjithë kjo përvojë i ka shërbyer shume madje fal “Lulediellit” është më konfidente me veten teksa ndjen se është e mrekullueshme të japësh nga vetja e të mos marrësh gjë në kthim.

E pyetur nga Ermali nëse ajo kishte menduar edhe për dështimin e këtij projekti si një eksperiencë e pa provuar më parë teksa Albana pwrgjigjet pa hezitim.

LAJMI_1_BRENDA.jpg

 

“Thellë në zemren time e dija që gjërat do shkonin drejt një finalizimi, për një arsye. Unë besoj në zot, besoj tek mrekullitë. Gjithçka do të kishtë sukses, jo për Albanën, po për hir të atyre nënave që luten ditë e natë që fëmija e tyrë të jetoj një ditë më shumë”- shtoi moderatorja.

Si ndihet Albana kur kolege të saj më shume se ti dedikohen nismave të tilla shpenzojnë kohë pafund në mediat sociale? E trishton ky fakt? A ishte ky projekt që moderatorja të merrtë më shumë vëmendje publike? Mesa duket për të fama nuk është asgjë. Zbuloni më shumë në minutën e 3-të të intervistës ndërsa mos humbisni gjithë bisedën me Albanën në “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.0042309761047363