INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armina rrëfen kur do të ndodhë martesa me Shkëlzenin [FOTO]

Armina rrëfen kur do të ndodhë martesa me Shkëlzenin [FOTO]

Publikuar më: 19:09 03-03-2018

Armina është një emër mjaft i lakuar në fushën e modës në Shqipëri.

Blogerja shqiptare së fundmi ishte e pranishme në javën e modës në Paris prej nga solli edhe një përshëndetje për të gjithë shqiptarët nga Nicole Scherzinger. Ndërsa sa i përket jetës private, në një intervistë për ‘Chic’ ka zbuluar disa nga planet e së ardhmes në lidhje me marrëdhënien e saj të dashurisë.

E pyetur mbi ndikim që ka partneri në jetën e saj profesionale, mendimin për hapjen e blogut dhe planet e së ardhmes Armina ka zbuluar:

“E kam diskutuar me të, kishim një vit e gjysmë lidhje kur unë mora vendimin të hap blogun tim në 2014…Kur fillova bashkëpunimin me firmat më targetonin shiko Armina çfarë po vesh? Ai në momente të caktuara nuk më ka thënë ndaloje, por më ka thënë të mendoja mirë për mënyrën se si do postoja, si do ta përcjellja tek njerëzit. Ne shkuam në Meksikë me pushime dhe hotelin e kisha të përfshirë nga një agjenci udhëtimesh, kjo gjë u nxor si pushimet luksoze të Arminës. Mua më kërkojnë edhe hotele në Maldive por e di që do më kthehet kundër, ndaj nuk shkoj, e di që do e përdorin”.

Ndërsa sa i përket datës së kurorëzimit të dashurisë së tyre ajo ka treguar se ka nisur të interesohet tek firma të njohura për fustanin. “Nuk është se do presim shumë, e kemi bërë një plan thjesht po presim momentin që të ndjehemi të dy të qetë për ta bërë këtë, nuk duhet të jemi të nxituar. Mund të jetë pas 1 apo 3 vitesh. Dua ta bëj mirë ndaj edhe kam nisur komunikimet për këtë gjë që tani”, ka zbuluar blogerja.

Screenshot_1.jpg

26339617_146040762777641_447479366826328064_n_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098