INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alba Hoxha dhe Albi Nako heqin dorë nga njëri-tjetri? U përfolën gjatë se ishin të lidhur, por ky VEPRIM i tyre bën të mendojmë se nuk flasin më! [FOTO]

Alba Hoxha dhe Albi Nako heqin dorë nga njëri-tjetri? U përfolën gjatë se ishin të lidhur, por ky VEPRIM i tyre bën të mendojmë se nuk flasin më! [FOTO]

Publikuar më: 20:41 15-06-2019

Koreografi i njohur Albi Nako, i cili disa kohë më parë u divorcua me balerinën Klaudia Pepa, u përfol gjatë për një lidhje të mundshme me një balerinë tjetër të trupës së tij dhe kjo do të ishte Alba Hoxha, tashmë prezantuese moti në TV KLAN.

Ai dhe balerina Alba Hoxha u vunë re se publikonin shpesh foto nga i njëjti vend.

Mediat shkruan se të afërm të tyre e kanë pohuar lidhjen dhe kanë treguar se Albi dhe balerina e Klan nuk i ndahen njëri-tjetrit, megjithëse nuk ka patur kurrë konfirmimin zyrtar nga ana e secilit prej tyre.

Në rastet kur është kërkuar fjala e fundit prej tij, ai ka zgjedhur të heshtë duke mos zgjedhur vëmendje, por në raste si këto, gjestet e fundit i vënë vulën çdo thashethemi pa lënë asnjë hapësirë tjetër interpretimi.

Ai dhe balerina nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

1-100.jpg

2-94.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034451484680176