INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarm! Shqiptarët përdoruesit më të mëdhenj të kokainës[VIDEO]

Publikuar më: 16:16 19-07-2017

Edhe pse vendi ynë ka marrë notat më negative në lidhje me kultivimin dhe tregëtimin e hashashit e jemi të parë në Europë, përdorimi i tij është i ulët në krahasim me shumë shtete të tjera. Po çuditërisht mbajmë numrin një në botë dhe marrim vlerësimin më negativ në lidhje me përdorimin e kokainës. Zyra për Drogën dhe Krimet e Kombeve të Bashkuara në Raportin Vjetor të Drogave 2017, rendit Shqipërinë të parin vend në botë për prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës me 2.5%.
Pas Shqipërisë, përdorimin më të larë të kokainës e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një prevalencë prej 2.3%. Më pas renditen shtetet e Mbretërisë së Bashkuar. Habitesh nëse sheh se Kolumbia, një nga prodhuesit më të mëdhenj, ka një prevalencë të ulët të përdorimit nga popullata prej 0.7%.
Po gjithësesi për përdorim të hashashit vetë Shqipëria ka një prevalencë prej 5.6 që është përgjithësisht më e ulët se një pjesë e madhe e vendeve të Europës Perëndimore, por më e larta në rajon. Ndërsa për drograt e tjera Shqipëria ka një përdorim të ulët.
Raporti vlerëson se në një total prej 246 milionë njerëz, në botë ose 1 në 20 persona mes moshave 15 dhe 64 vjeç, kanë përdorur një drogë të paligjshme. Kjo shënon një rritje prej 3 milionë më shumë se në raportin e mëparëshëm të OKB.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379