INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg! Masa të reja dënimi për kultivuesit dhe përdoruesit e drogës.

Burg! Masa të reja dënimi për kultivuesit dhe përdoruesit e drogës.

Publikuar më: 11:25 20-10-2016

Kodi penal pritet të pësojë ndryshime të tjera, kryesisht në masat e dënimit për kultivuesit dhe përdoruesit  e lëndëve narkotike. Lajmi u bë publik nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha se do t’i propozojë qeverisë që ata kapen me sasi të vogla kanabisi (për përdorim vetjak) të mos dënohen, por pë rata që iu gjendet sasi më të mëdhaja dënimi të jetë nga 3 në 7 vjet burg dhe në sasi akoma më të mëdha nga 7 në 10-vjet.
Edhe për kultivuesit në sasi të vogël dënimi do të jetë 1 vit burg. Në sasi pak më të mëdha do të jetë 1-3 vjet burg dhe në hapësira më të mëdha dënimi do të jetë nga 5 në 10 vjet burg.

"Mbajtja e paligjshme tregtimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike të përshkallëzohet sipas përgjegjësi: Faji më i madh përgjegjësia më e madhe," tha Tahiri.
Ndërsa për të gjithë ata që kapen për kultivim apo trafikim do të këtë hetim të pasurisë.Tahiri bëri dhe një bilanc në lidhje me masat e marra deri tani në lidhje me asgjesimin e kanabisit.

Tahiri është pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e Ministrit Manjani, për përfshirjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit. Po ai tha se: “Është propozim që hyn tek propozimet e dëshirës së mirë. Puna jonë nuk bëhet përmes konferencave të shtypit por duke marrë masat e nevojshme.” Sipas Tahirit kanabis nuk është alarm kombëtar.
Kreu i Ministrisë së Brendshme kërkoi bashkëpunimin e partnerëve italianë dhe grekë për të forcuar kontrollin dhe për të asistuar Shqipërinë në luftën kundër drogës.
“Për të tretin vit radhazi shkatërruam 99% të parcelave të identifikuara, nuk është gjithçka ndaj po punohet për hallkën e dytë që është grumbullimi dhe transportimi i kanabisit. Aksionet në Krujë Vlorë e Shkodër, në çdo qark duke e konsideruar këtë si fazën më të rëndësishme të këtij zinxhiri paligjshmërie organizimin dhe financimin e atyre që kthenin këtë. Bashkë me partnerët po punojmë intensivisht. Kam kërkuar ngritjen e një zyre të posaçme, bashkëpunimi që të jetë i përditshëm, partnerët italianë e kanë mirëpritur, presim të njëjtën gjë edhe nga kolegët grekë”, tha Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775