INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush do t’ja heqë a jo imunitetin Tahirit?

Kush do t’ja heqë a jo imunitetin Tahirit?

Publikuar më: 09:17 20-10-2017

Sot do mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të autorizuar arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit socialist Saimir Tahiri, pra do vendoset për heqjen a jo të imunitetit të tij. Kjo u kërkua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi ai është pëmendur në dosjen Habilaj.
Anëtarët e Këshillit që do të vendosin janë: Gramoz Ruçi – kryetar (PS), Klotilda Bushka – anëtare (PS), Bledar Çuçi – anëtar (PS), Vasilika Hysi – anëtare (PS), Ulsi Manja – anëtar (PS), Eduard Halimi – anëtar (PD), Gent Strazimiri – anëtar (PD), Enkelejd Alibeaj – anëtar (PD), Nasip Naço – anëtar (LSI), Dhurata Çupi – anëtar (PD). Anëtarët zëvendësues janë: Musa Ulqini (PS), Besnik Baraj (PS), Myslim Murrizi (PD), Bardh Spahia (PD), Luan Rama (LSI).

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832