INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat ndaj Harvey Weinstein për abuzim seksual: Akademia e Filmit merr masa urgjente

Akuzat ndaj Harvey Weinstein për abuzim seksual: Akademia e Filmit merr masa urgjente

Publikuar më: 12:17 12-10-2017

Pas shpalljeve publike në lidhje me abuzuesin seksual, producentin e filmave të Hollyëood-it, Harvey Weinstein, “Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kinemasë”, ka lëshuar një deklaratë.

Akademia e quan producentin "të pështirë, të neveritshëm dhe pa takt" dhe thotë se do të ketë një mbledhje emergjente të Bordit të Guvernatorëve lidhur me të.

"Akuzat lidhur me Harvey Weinstein janë të neveritshme dhe tepër të ulta në krahasim me standardet e larta të komunitetit krijues që përfaqëson", tha Akademia.

Bordi i Guvernatorëve do të mbajë një takim të posaçëm të shtunën, më 14 tetor, për të diskutuar lidhur me këtë çështje dhe masat që do të marrin për Weinstein.

Weinstein ka qenë anëtar i Akademisë për më shumë se 20 vjet, duke pasur një rol të  rëndësishëm në çmimet Oskar.

Miramax dhe The Weinstein Co., dy kompani të themeluara nga Weinstein, kanë qënë fitues të çmimeve Oskar me filma si: The English Patient, Shakespeare in Love, Chicago, The King's Speech dhe The Artist.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333